LAJMI I FUNDIT:

Lidhja me grekun e merr në qafë shqiptaren, e filmojnë në momente intime dhe e shantazhojnë

Lidhja me grekun e merr në qafë shqiptaren, e filmojnë në momente intime dhe e shantazhojnë

Një shqiptare 31 vjeçare ne Greqi, e pëson keq nga lidhja me një burrë të martuar, baba i dy fëmijëve. Ajo u njoh me të në Facebook, por historia mori tjetër rrjedhë, që ajo nuk e kishte menduar.

Mediat greke shkruajnë se i dashuri i saj e kishte filmuar teksa kryenin marrëdhënie dhe me pas e shantazhonte me videon intime.


Sipas policisë, qe po heton denoncimin e gruas, ngjarja ka ndodhur në ishullin Rodos në verën vitit 2016.

Sipas asaj qe ka thënë gruaja, i dashuri e ka kërcënuar atë te kryente marrëdhënie seksuale në grup, me të dhe dy miqtë e tij. Ajo thotë se e ka bere, ne kushtet e kërcënimit me videon.

Sipas dëshmisë qe ka dhënë, ajo për një periudhe për 1 vit ka bere orgji të paktën 4 ose 5 herë në muaj. Edhe këto skena ishin filmuar dhe me pas iu kthyen asaj në shantazh.

Jo vetëm kaq, por gruaja ka thënë se ishte detyruar kundër dëshirës se saj te firmoste një letër, ne te cilën pranonte se raporti ishte bërë me dëshirë nga ana e saj, madje edhe ishte paguar me 20 mijë Euro. Shume qe sipas gruas, as e ka pare me sy. Madje ajo thotë se dy filmime janë hedhur ne internet ne faqe pornografike./Panorama/