Në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit, i ftuar i radhës ishte lojtari i Ferizajt, Valmir Nafiu.

Ish-lojtari i shumë skuadrave evropiane dhe shqiptare ka rrëfyer për shumë paraskena interesante, ndër to edhe si e ndihmoi Valon Behrami sa ishin të dy të Hamburgu.


“Po në atë periudhë kam qëndruar në Hamburg të Gjermanisë për gati tre vjet, pastaj në vitin e fundit Valon Behrami u bë pjesë e Hambrugut”, ka rrëfyer fillimisht Nafiu në “Arena e Yjeve”.

“Për mua ishte si një vëlla i madh, sepse kemi kaluar jashtëzakonisht mirë, dhe me sa e di kemi qenë shqiptarët e parë të cilët kemi nënshkruar për Hamburgun”.

“(Ishte Besart Berisha më herët), pra ne e kemi vazhduar. Për çka kam pas nevojë, Valoni më është gjendur gjithmonë...”, ka shtruar më tej lojtari i Ferizajt për kohën te klubi gjerman.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app