Libraria “Dukagjini” lexuesve ua sugjeron disa prej librave të zhanrit biografik – rrëfimet që mund të frymëzojnë jetën e secilit.
Ben Macintyre, ‘’Spiuni dhe tradhtari’’
Në një mbrëmje të ngrohtë të korrikut të vitit 1985, një burrë në mesomoshë, me një qese plastike në dorë rrinte buzë një rruge të zhurmshme të qendrës së Moskës. Me kostumin dhe kravatën gri, nuk dallonte shumë nga qytetarët tjerë. Por, qesja ishte e dyshimtë, meqë kishte të stampuar logon e “Safeway”-t – gjigantit amerikan të zinxhirit të supermarketeve. Ai ishte spiun i MI6-shit; oficeri i lartë i KGB-së që për më tepër se një dekadë u kishte dhënë mjeshtërve të spiunazhit britanik një sasi sekretesh të makinerisë së inteligjencës sovjetike. Asnjë spiun tjetër nuk e kishte dëmtuar më shumë se ai KGB-në. Qesja e “Safeway”-t ishte sinjali për ta aktivizuar planin e arratisjes së tij; për ta nxjerrë ilegalisht jashtë Bashkimi Sovjetik. Kështu nis një nga episodet më të spikatura dhe më të jashtëzakonshme të historisë së spiunazhit…
Ben Fogle, “Up”
Ben Fogle është gazetari që ka udhëtuar në vende të ndryshme të botës. Një udhëtar dhe një nomad i ditëve moderne, ka vizituar më shumë se 100 shtete dhe ka realizuar storje mahnitëse – që nga noti me krokodilë e deri kalimi i 3,000 miljeve me varkë nëpër Oqeanin Atlantik. Beni është aventurieri që frymëzohet nga e zakonshmja për të arritur të jashtëzakonshmen.
Malala Yousafzai, “We Are Displaced”
Në librin e saj të ri, fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Malala Yousafzai, prezanton disa prej njerëzve që përfaqësojnë statistikat dhe lajmet për miliona njerëz të zhvendosur në gjithë botën. Në këtë vepër autorja zbërthen historinë e saj, por edhe përjetimet personale të vajzave që kanë pasë fat pothuajse të njëjtë me të – të rejat që janë ndarë nga komunitetet që u përkasin, të afërmit dhe botën që kanë njohur më parë.
Ivona Kienzler, “Maria Skllodovska-Kyri”
Maria Kyri është personalitet i jashtëzakonshëm. Ishte e para përfaqësuese e gjinisë së bukur që në vitin 1893 merr diplomë në Fizikë dhe Matematikë nga Universiteti i Sorbonës; ishte e para grua që ligjëronte në Sorbonë; e para dhe e vetmja grua që ka marrë dy herë çmimin Nobel. Libri i shkrimtares polake Ivona Kienzler, e përshkruan Kyrin dhe zbulimet e saj shkencore – një shkencëtare të shquar, por edhe një grua që dashuron.
Deborah Meroff, “They called as love”
Inspirimin për të shkruar libra, Deborah Meroff e gjeti teksa për 27 vite punonte si fotografe dhe reportere për organizatën humanitare OM, me të cilën shëtiti pothuajse tërë globin. Pasi shërbeu në katër anije të dedikuara për misione humanitare, u vendos fillimisht në Londër. Asaj i pëlqen të shkruajë për heronjtë e padëgjuar që ka takuar dhe vendet që ka vizituar. Ndërkaq, për frymëzimin vazhdimisht i kthehet detit. Meroff momentalisht jeton në Maine të ShBA-ve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

BREGU I LUMIT

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Karakteret letrare në novelat e Migjenit

Rrëfimi për Tiranën e vjetër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët