Liberalët e Maqedonisë: ''Zgjedhje të shpejta'' janë në të mirë vetëm të Gruevskit

Partia Liberale e Maqedonisë hedh poshtë vlerësimet se opozita ka hequr dorë nga kushti i ndarjes së partisë nga shteti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
PL-ja thotë se pa këtë ndarje, nuk mund të ketë as sundim të ligjit, ndërkaq mbrojtja e idesë së ''zgjedhjeve të shpejta'' shkon në të mirë të Nikolla Gruevskit dhe pushtetit, kurse do ta detyrojë opozitën që të tërhiqet edhe nga qëndrimet tjera parimore, vetëm e vetëm të ketë zgjedhje të shpejta.
Për këtë parti, një qeveri e përbërë vetëm nga OBRM-PDUKM-ja, BDI-ja dhe LSDM-ja, u tregua e pasuksesshme, ndërkaq bisedimet në një rreth të mbyllur të ''katër partive më të mëdhaja'', gjithnjë e më tepër marrin pamjen e një manipulimi të dëmshëm të interesit të qytetarëve./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































