Liam Payne dhe Kate Cassidy konfirmuan se janë rikthyer sërish bashkë, ndërsa u shfaqën dorë për dore në festën e përvjetorit të 60-të të Annabel.

Dyshja dukeshin mjaft të lumtur në paraqitjen e tyre të enjten në Londër.


Liam, 29 vjeç, u pa duke vënë dorën në shpinën e Kate, teksa po largoheshin nga vendi i mbushur me yje.

71945619 12176913 Loved up The on off couple put on a loved up display as they ste m 15 1686296850130 Foto: Jezza/GoffPhotos.com

Ish- ylli i "One Direction", 29 vjeç, kishte veshur një kostum të zi me vija të bardha të cilin e kombinoi me një kravatë të zezë dhe këmishë të bardhë.

Kate, 24 vjeçe, dukej elegante me një jelek të bardhë dhe me një fund të ngjashëm.

71945661 12176913 Sweet The duo intertwined their fingers as they stood outside th m 17 1686296917409 Foto: Jezza/GoffPhotos.com

Dukjen e kompletoi me një palë këpucë me ataka argjendi dhe një çantë të tillë.

Çifti jetuan së bashku në shtëpinë e tij në Londër, por pretendohej se Kate ishte shpërngulur dhe ishte kthyer në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara.

71945649 12176913 Home time The duo left the star studded bash together after part m 26 1686297119148 Foto: Jezza/GoffPhotos.com

Liam dhe Katie dolën publike me romancën e tyre në tetor dhe bënë debutimin në tapetin e kuq si çift në "British Fashion Awards" pak para Krishtlindjeve.

Marrëdhënia e Payne me Cassidy erdhi pas lidhjeve të tij të mëparshme me Cheryl dhe Maya Henry.

71945665 12176913 image m 28 1686297177291 Foto: Jezza/GoffPhotos.com

Liam ishte fejuar me Mayan dhe shijuan një romancë dy-vjeçare para se të ndaheshin përgjithmonë në maj 2022.

Këngëtari ndan djalin gjashtëvjeçar, Bear, me ish të dashurën Cheryl, me të cilën u takua për dy vjet e gjysmë deri në korrik 2018. /Telegrafi/

71945653 12176913 image m 36 1686297377908 Foto: Jezza/GoffPhotos.com