LAJMI I FUNDIT:

LG do të vazhdojë azhurnimet e telefonave edhe për tri vite të tjera

LG do të vazhdojë azhurnimet e telefonave edhe për tri vite të tjera

Disa ditë pasi hodhi bombën, LG ka dalë me pak më shumë informacion se çfarë saktësisht ndodh me smartphonen tuaj ekzistues, tani që kompania po mbyll biznesin e saj.

LG është zotuar për tre vjet azhurnime të Android për të gjithë smartfonët e saj premium që përdoren aktualisht. Më konkretisht, të gjithë telefonat premium LG duke përfshirë Velvet, Wing dhe ata nën seri G dhe V, do të azhurnohen tre vjet nga vitit i blerjes.

LG thotë se modelet e “caktuara” të vitit 2020 si LG Stylo dhe K-seri do të marrin gjithashtu dy azhurnime të sistemit operativ, raporton financialexpress.


Fundi i një epoke - LG konfirmon se po largohet nga tregu i telefonisë mobile
Lexo po ashtu Fundi i një epoke - LG konfirmon se po largohet nga tregu i telefonisë mobile

Në të gjitha rastet, zbatohet ylli i zakonshëm, domethënë, “azhurnimet e ardhshme do të varen nga orari i shpërndarjes së Google, si dhe nga faktorë të tjerë të tillë si performanca dhe pajtueshmëria e pajisjes.” Por të paktën një farë qartësie është më e mirë se asgjë.

Më parë, LG kishte thënë se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të shërbimit dhe azhurnime softuerësh për produktet “për një periudhë kohe e cila do të ndryshojë sipas rajonit”, një deklaratë e cila ngriti më shumë pyetje sesa u përgjigj.

Mbyllja e plotë e biznesit celular të LG pritet të përfundojë deri më 31 korrik. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori