LAJMI I FUNDIT:

Lexus prezanton konceptet e modeleve LC 500 dhe UX (Foto)

Lexus prezanton konceptet e modeleve LC 500 dhe UX (Foto)

Megjithëse ishte paralajmëruar, mungoi koncepti i LC F

Derisa panairi i sivjetmë i Pebble Beach u kategorizua me modele të gatshme për prodhim si BMW Z4, Bugatti Divo dhe Lamborghini Aventador SVJ, Lexus ka zgjedhur të prezantohet me dy koncepte të bazuara në LC sport dhe UX SUV, transmeton Telegrafi. Fillimisht, e kemi konceptin LC Inspiration Concept që pritet të prezantohet si model i gatshëm për prodhim, në fund të vitit.


Është i lyer me ngjyrime. Me motor prej 5.0-litra V8 pritet të përdorë të verdhë të ndezur, i ka rrotat e zeza me diametër prej 21-inch. Për ta bërë kontrastin edhe më të madh, me ngjyrë të zezë është edhe tavani.

Lexus do të ketë 471 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 4.4-sekonda.

Para se ky crossover të prezantohet gjatë dhjetorit në Shtete e Bashkuara, Lexus e ka prezantohet konceptin e UX. Tavani dhe pjesët anësore të këtij modeli prej fibrave të karbonit, janë bazuar thuajse krejtësisht në UX 250h. Brenda thuhet të ketë edhe shumë detaje dhe risi teknologjike, po që nuk u bënë të ditura nga prodhuesi.

Megjithatë, entuziastët e Lexus nuk e prezantuan konceptin e LC F, ashtu siç kishin paralajmëruar, se do të jetë pjesë e këtij programi. /Telegrafi/