Robert Lewandowski ka folur së fundmi për të ardhmen e tij te Barcelona, ndërsa kontrata e tij aktuale në 'Camp Nou' po i afrohet skadencës, duke nxitur spekulime të mëdha në botën e futbollit.

37-vjeçari ka parë kohën e lojës të reduktuar këtë sezon nën drejtimin e Hansi Flick, dhe thotë se po ndjek një qasje të durueshme dhe të matur për hapin e tij profesional të radhës.


“Çfarë është e mirë është se nuk kam presion. Në moshën 30 ose disa vite më të re, ky ndjesi do të ishte ndryshe... Por në këtë moment, nuk kam nevojë ta di. Kam durim”.

“Do t’i jap vetes rreth tre muaj për të vendosur çfarë dua të bëj. Vetëm unë, vetëm unë”, ka deklaruar sulmuesi polak për Sky Sports.

Megjithëse ndihet i kënaqur në La Liga, veterani është lidhur shumë me një transferim në MLS, ku raportet sugjerojnë se Chicago Fire kryeson garën për ta marrë si lojtar të lirë.

Lewandowski shënoi 42 gola në të gjitha garat për Barcelonën sezonin e kaluar, por këtë sezon ka vetëm 14 gola deri tani.

Ferran Torres është shfaqur si zgjedhja e parë e Flick në mesfushë, ndërsa Leëandoëski është përdorur vetëm 10 herë si titullar në La Liga, dhe është sugjeruar se po tregon shenja të rënies së formës.

Lewandowski shpreson të marrë më shumë minuta kur Barcelona përballet me Athletic Bilbao në ndeshjen e radhës të La Liga këtë fundjavë./Telegrafi/

telegrafi sport app