LAJMI I FUNDIT:

Lëvizje në Policinë e Kosovës, dy drejtorëve u ndërrohen pozitat

Lëvizje në Policinë e Kosovës, dy drejtorëve u ndërrohen pozitat

Në Policinë e Kosovës sot janë bërë ndryshime në disa nga pozitat drejtuese në Ferizaj dhe Drejtorinë e Policisë Kufitare.

Bëhet e ditur se Emin Beqiri, më nuk do të jetë komandant i Policisë në Rajonin e Ferizajt, as Shaban Gruda drejtor i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës.

Për Emin Beqirin është konfirmuar se nuk do të jetë më komandant i Policisë në Rajonin e Ferizajt, pasi është transferuar në Prizren, ku do të ushtrojë detyrën e këshilltarit në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

I kontaktuar nga Telegrafi, Shaban Guda nuk i është përgjigjur telefonatës. Bëhet e ditur se Ragip Bunjaku është emëruar U.D, i drejtorit të Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës.

Gjithashtu burime të portalit kanë thënë se është ndërruar pozita Drejtorit për Operativë në Policinë e Kosovës, Arbnesh Ajvazi. Por, ai e ka ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë jam në pozitën e njëjtë, kurse koloneli Emin Beqiri është transferuar në pozitën e këshilltarit në Prizren”, tha Ajvazi.

Telegrafi ka tentuar të marrë nga Policia e Kosovës informacione shtesë në lidhje me këto lëvizje, por nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori