LAJMI I FUNDIT:

LVV bëhet anëtare me të drejta të plota e Internacionales Socialiste

LVV bëhet anëtare me të drejta të plota e Internacionales Socialiste

Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare me të drejta të plota e Internacionales Socialiste (IS), organizata më e madhe social-demokrate në botë, e cila përfshin mbi 100 shtete dhe promovon politika progresiste për barazi, demokraci dhe paqe.

Në mbledhjen e Këshillit të Internacionales, e cila po zhvillohet në Rabat të Marokut, anëtarësimi i Lëvizjes Vetëvendosje u konfirmua me votë unanime.

Ky hap forcon pozitën ndërkombëtare të LVV-së dhe angazhimin e saj në promovimin e vlerave social-demokrate në nivel global.


“Që nga viti 2018, kemi qenë anëtarë vëzhgues, por tani, me këtë anëtarësim të plotë, ne bëhemi më të fuqishëm dhe më të përkushtuar ndaj kauzës sonë të përbashkët,” thuhet në deklaratën e Lëvizjes vetëvendosje.

Falënderime të veçanta janë shprehur për mbështetësit e kandidaturës, duke përfshirë Pedro Sánchez, Presidentin e Internacionales Socialiste dhe Kryeministrin e Spanjës, për përkrahjen e tij të pakursyer.

Me këtë anëtarësim, LVV qëndron përkrah partive social-demokrate në përballjen kundër kërcënimeve të ekstremit të djathtë dhe autoritarizmit, duke kontribuar në mënyrë aktive për ndërtimin e një bote më të drejtë dhe demokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori