LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Vërtetohen vlerësimet tona se kjo Qeveri nuk ka kapacitet për të udhëhequr me shtetin

Lëvizja Besa: Vërtetohen vlerësimet tona se kjo Qeveri nuk ka kapacitet për të udhëhequr me shtetin

Lëvizja Besa përmes një komunikate njofton se “pas paraqitjes të fundit ku përmes analizës të parametrave ekonomik propozuam një sërë masash për zbutje të krizës ekonomike, Qeveria aktuale së paku pjesërisht dëgjoi propozimet tona por edhe njëherë u dëshmua vlerësimi jonë se kjo Qeveri nuk ka as dije as ide se si të udhëheq me shtetin”.

“Këtë e vërteton edhe fakti se nuk kaluan as disa orë që qeveria miratoi masat, komisioni rregullator përsëri rriti çmimet e derivateve të naftës që në esencë i bën të pavlefshme edhe masat e ndërmarra për ulje të akcizës”, thonë nga Lëvizja Besa.

Sipas tyre, vendimi për uljen e akcizës së naftës po del të jetë vetëm politik populiste dhe e dështuar, duke mos ditur dhe duke mos marr masa në kohën e duhur.


“Shtetit nuk i nevojiten qasje jo serioze ndaj problemeve të qytetarëve, por i duhet seriozitet dhe forca politike që do duhet që t'i paraprijnë çdo krize, ndërsa po dëshmohet se kjo përbërje LSDM-BDI nuk ka kapacitetin e duhur për u ballafaquar me situata kaq të ndjeshme që me keqmenaxhimin e institucioneve mund të sjellin kollaps të plotë ekonomik të vendit”, thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori