LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Jemi për heqjen e qeverisë teknike

Lëvizja Besa: Jemi për heqjen e qeverisë teknike

Lëvizja Besa kërkon heqjen e qeverisë teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për një kohë sa më të shpejtë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shumica aktuale për çdo ditë dëshmojnë se nuk kanë kapacitet për të udhëhequr me institucionet shtetërore. Çdo prolongim i kësaj situate të paqëndrueshme mund të ketë pasoja të mëdha si politike ashtu edhe për ekonominë e vendit.

Iniciativa për ndryshimin e ligjit për qeverinë, respektivisht heqjen e qeverisë teknike si një hap para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, është shumë e qëlluar dhe do të ketë përkrahjen e deputetëve të Lëvizjes Besa.


Ne riafirmojmë qëndrimin tonë se shteti ka nevojë për institucione stabile, qendrueshmëri politike dhe hapa konkret për rimëkëmbje ekonomike. Për të siguruar këtë është më se e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, prandaj heqja e procedurave për qeveri teknike është një hap për përshpejtimin e daljes të vendit nga kriza që ka kapluar, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në afat sa më të shpejtë është zgjidhja e vetme që do sjellë ndryshim politik dhe një shumicë të re, stabile dhe me vizion të qartë për të ardhmen e vendit, gjë që kjo qeveri dhe shumica LSDM-BDI nuk ka kapacitet për të siguruar”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori