LAJMI I FUNDIT:

“Levitating” e Dua Lipës shpallet kënga e vitit në “iHeartRadio Music Awards 2022”

“Levitating” e Dua Lipës shpallet kënga e vitit në “iHeartRadio Music Awards 2022”

Në Los Angeles u mbajt të martën mbrëma ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Aëards 2022” dhe Dua Lipa doli me çmimin më të madh të natës.

Kënga hit “Levitating” e artistes shqiptare me famë botërore fitoi çmimin “Kënga e Vitit”.

Ceremonia vjetore u zhvillua në Shrine Auditorium në Los Angeles dhe ndërsa ylli 26-vjeçar i popit mori nderin më të madh të natës, Olivia Rodrigo, Foo Fighters dhe Silk Sonic ishin mes tyre artistët më të vlerësuar.


Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërsa, kujtojmë që pak ditë më parë 26-vjeçarja ka arritur suksesin e madh me po të njëjtin projekt e cila është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.

Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, ndërkohë është gjithashtu kënga e pestë që ka qëndruar më së shumti në top-listë në gjithë historinë e kualifikimeve.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua aktualisht ndodhet në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, i cili nisi me koncertet e para në Amerikë, për të vazhduar gjatë vitit edhe në pjesë tjera të botës.

Lista e plotë e fituesve në “iHeartRadio Music Awards 2022”
Lexo po ashtu Lista e plotë e fituesve në “iHeartRadio Music Awards 2022”

Ndërkohë, projekti i fundit i artistes shqiptare është bashkëpunimi me Megan Three Stallion “Sweetest Pie”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori