Nga: L.Baleta-Vullnetare për Fondacionin Aksioni për Nëna dhe Fëmijë
Në vitin 2015, një profesioniste e re nga bota e medias dhe e marketingut kuptoi se kishte ardhur koha të bënte diçka për komunitetin e saj. Gjatë kohës që ishte pjesëmarrëse e një programi të dizajnuar për të trajnuar dhe mentoruar gratë e reja që të bënin përpara në botën e biznesit, dëshira e saj për të dhënë mirësi u shndërrua në një ide konkrete. Ajo vendosi të organizojë një ngjarje argëtuese dhe pozitive për të mbledhur fonde dhe për të rritur vetëdijësimin për një nevojë urgjente në shoqëri.
“Për projektin e mbledhjes së fondeve, duhej të kishim një kauzë me efekt konkret në shoqëri; një kauzë aq të fuqishme sa të bënte bashkë shumë njerëz për t’iu dhënë ndihmë atyre që kishin nevojë”, thotë Zana Aqifi, teksa sjell ndërmend fillimin e asaj që do të shndërrohej në traditë vjetore të mbledhjes së fondeve në skenën e filantropisë së Prishtinës.
Shumë shpejt, edhe kauza vetë u shpalos: të shpëtoje jetën e foshnjeve dhe fëmijëve që luftonin me sëmundje të rënda. Bashkë me mentorin e saj, u identifikua Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) si organizatë partnere për ngjarjen e mbledhjes së fondeve. “Pak e nga pak, gjithçka ra në vendin e vet të duhur. Kështu, Let’s Dance, apo si e quajmë ne, lëvizja e mirësisë, mori jetë në dhjetor të vitit 2015”, thotë Zana.
Ngjarja e parë Let’s Dance ia dha formën aktivitetit edhe për vitet në vijim. Pjesëmarrësve u kërkohej të vallëzonin dhe të shpërndanin mirësi, dhe ata kështu vepruan. Me qindra përkrahës të Let’s Dance apo “letsdancers” si quhet ky komunitet në rritje i përkrahësve të ngjarjes dhe të kauzës dhe gjithnjë e më shumë sponsorë janë bërë pjesë e kësaj lëvizjeje që ka sjellë ndikim të gjerë shoqëror.
Shuma prej rreth €80,000 që u mblodh gjatë tre ngjarjeve të para Let’s Dance përmes sponsorizimeve dhe shitjes së biletave është përdorur 100% për programe të ndryshme të AMC-së në ndihmë të foshnjeve të lindura para kohe, të fëmijëve që kanë sëmundje të rënda dhe për të mbështetur familjet e tyre. Më shumë medikamente, më shumë pajisje mjekësore dhe ekspertizë më e mirë janë vënë në dispozicion të pediatrisë, gjinekologjisë dhe neonatologjisë anembanë Kosovës, falë këtyre fondeve. Numri i qendrave këshilluese për nënat që presin fëmijë dhe për gratë në përgjithësi në të gjithë vendin është rritur.
“Po të njëjtën rëndësi ka edhe fakti se lëvizja Let’s Dance është vepër e mirësisë dhe solidaritetit njerëzor në formën e vet më të mirë. Ngjarja dhe ndihma realizohen falë bujarisë së sponsorëve dhe të vullnetarëve,” thotē kēshtu Linda Baleta, eksperte e PR dhe vullnetare e ekipit organizativ “Let’s Dance.”
Këtë vit, ngjarja për mbledhjen e fondeve Let’s Dance mbahet më 1 nëntor 2018 në Sheshi 21 në Prishtinë, Kosovë. Për të marrë pjesë ose për të dhënë kontributin tuaj ju lutemi të kontaktoni me Fondacionin Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në adresën e email-it info@amchealth.org ose përmes telefonit në numrat +38649685943 ose +38138748309 ose të jepni donacion online përmes platformës https://www.amchealth.org/amchealth/
Bëhu një “letsdancer” dhe ndihmoji një fëmije në nevojë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025