LAJMI I FUNDIT:

Letra e urimit për Kosovën nga presidenti Biden, dorëheqja e Isa Mustafës dhe marrëveshja për dërgimin e FSK-së në mision në Kuvajt – top ngjarjet e javës që lamë pas

Letra e urimit për Kosovën nga presidenti Biden, dorëheqja e Isa Mustafës dhe marrëveshja për dërgimin e FSK-së në mision në Kuvajt – top ngjarjet e javës që lamë pas

Java që lamë pas nisi pas një procesi zgjedhor që u vlerësua si demokratik dhe fer. Pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe në prag të përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar popullin e Kosovës.

Në një letër urimi dërguar presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, presidenti amerikan ka thënë se Kosova vazhdon ta ketë një vend të veçantë për familjen Biden.


Po në javën që lamë pas, Isa Mustafa dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas rezultateve të dobëta të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Po ashtu gjatë javës së kaluar Kosova shënoi 13 vjetorin e pavarësisë, ndërsa u bë e ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë në mision paqeruajtës gjashtëmujor në Kuvajt.

Isa Mustafa jep dorëheqja nga pozita e kryetarit të LDK-së  

Më 15 shkurt, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dorëheqja e Mustafës nga pozita e kryetarit të LDK-së erdhi pas rezultateve të dobëta të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këto zgjedhje LDK deri tani ka 13,18 % apo 102 mijë e 616 vota. Kurse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ishte renditur e dyta me 24,54% apo 206 mijë e 516 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje nuk ka arritur të dalë e para në asnjë komunë, madje ky subjekt ka shënuar humbje edhe në disa prej komunave të cilat me vite kanë qenë bastione të saj.

Balje akuzon koalicionin ‘Vakat’ për marrëveshje të fshehtë: Mori vota në mjediset serbe, ku nuk jeton asnjë boshnjak

Kryetarja e listës boshnjake Unioni Socialdemokrat, ish deputetja Duda Balje, ka akuzuar koalicionin e partive  boshnjake ‘Vakat’ se ka bërë marrëveshje të fshehur me Listën Serbe, duke marrë vota në komunat me shumicë serbe ku nuk jeton asnjë boshnjak.

Balje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘Vakat’ përmes marrëveshjes së fshehur [me Listën Serbe] ka marrë afër 1,000 vota në mjediset serbe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Pas Duda Balje, një reagim lidhur me një “marrëveshje të fshehtë” ndërmjet koalicionit “Vakat” dhe “Listës Serbe” ka ardhur edhe nga Emilija Rexhepi, kryetare e Partisë së Re Demokratike nga Prizreni.

“Plani i tyre ishte të fitonin të tre vendet tona dhe kjo mund të shihet me votat që ata morën në të gjitha komunat serbe në Kosovë”, ka thënë ndër tjerash Rexhepi.

Ndërkaq, për këto akuza ka reaguar Adrijana Hoxhiq nga lista “Komuniteti i Bashkuar”. Ajo ka thënë se përfaqësuesit e boshnjakëve në Kosovë, tash 20 vjet nuk kanë bërë asgjë për këtë komunitet

Hoxhiq në një intervistë për Telegrafin ka folur për kandidimin e saj në zgjedhjet e 14 shkurtit, akuzat që i janë drejtuar nga kundërshtarët politikë të cilët pretendojnë se ka pasur një marrëveshje mes Listës Serbe dhe Iniciativës së saj që të votohet kjo e fundit si dhe kushtet e saj drejtuar qeverisjes së ardhshme.

Sipas saj, komuniteti boshnjak është në një gjendje të tmerrshme, pa infrastrukturë të zhvilluar, pa arsim të mirëfilltë, etj.

“Kam qenë ministre në Pushtetin Lokal-11 muaj dhe kam pas mundësi që t’i vizitoj komunitetin boshnjak, dhe në përgjithësi ata janë të pakënaqur, edhe me rezultatet që deri tani reprezentueset tona të komunitetit boshnjak që i kanë arritur. E kam konfirmuar që gjendja e komuniteti boshnjak është në një gjendje të tmerrshme. Me kontributin tim kam dashur që t’i japim një kahje tjetër dhe t’i japim një shans që komuniteti boshnjak të mbetet në Kosovë. Nuk e di asnjë rezultat që ata e kanë arritur. Nëse shikoni lagjet ku jetojnë boshnjakët gjendja është e tmerrshme sa i përket infrastrukturës, edhe në fushën e arsimit, si edhe në sektorin ekonomik”, ka thënë Hoxhiq.

Presidenti i Amerikës: Kosova vazhdon ta ketë një vend të veçantë për familjen Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, më 16 shkurt i ka shkruar një letër urimi u.d. Presidentes Vjosa Osmani për 13- vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij, Biden përmend lidhjen e fortë që ka me shtetin e Kosovës.

Ai shton se lidhjet ndërmjet popullit shqiptar dhe amerikan mbeten të forta, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shkruan Biden në letrën dërguar Osmanit.

FSK në mision paqeruajtës gjashtëmujor në Kuvajt

Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka konfirmuar se marrëveshja është nënshkruar me shtetin e Kuvajtit dhe kontingjenti i Forcës do të nisë misionin në muajin mars të këtij viti, i cili pritet të zgjasë gjashtë muaj.

Rama tregon nëse do të ketë shtete të tjera partnere me të cilat FSK do të ndër veprojë përveç ushtrisë amerikane, e gjithashtu jep detaje për procedurat e përzgjedhjes së pjesëtarëve që do të shërbejnë në Kuvajt.

Iraku e Kuvajti ishin vendet në të cilat pritej të zbarkonte ushtria e re e Kosovës në mision e saj të parë paqeruajtës, por tashmë është konfirmuar se do të jetë ky i dyti ku një numër simbolik i pjesëtarëve të FSK-së do të shërbejnë.

Njësitë e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Kosova shënoi 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Republika e Kosovës më 17 shkurt shënoi trembëdhjetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Për nder të këtij përvjetori janë organizuar një sërë aktivitete nga institucionet e vendit.

Fillimisht aktivitetet nisën me ceremoninë e ngritjes së Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Me pas në bazë të agjendës shtetërore te aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës u mbajtën homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, të varri i Presidentit Rugova si dhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës.

Manifestimi qendror për shënimin e Pavarësisë u mbajt në Forcën e Sigurisë së Kosovës në të cilën morën pjesë u.d presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti si dhe figura tjera publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori