LAJMI I FUNDIT:

Letra e Qeverisë dërguar në KiE, por që nuk u konsultua paraprakisht me presidenten, Konjufca: Nuk ka qenë e qëllimshme

Letra e Qeverisë dërguar në KiE, por që nuk u konsultua paraprakisht me presidenten, Konjufca: Nuk ka qenë e qëllimshme
Foto: Arkiv

Para dy jave, kur në qendër të diskutimeve ishte çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, kishte thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

E lidhur me këtë letër kishin reaguar nga Presidenca e Kosovës, duke thënë se veprimi i bërë nga Qeveria e Kosovës, konkretisht nga MPJD rreth draft-statutit të Asociacionit dhe çështjes së Këshillit të Evropës, nuk është konsultuar e as dakorduar me presidenten Vjosa Osmani.

Presidenca: Letra e Qeverisë dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani
Lexo po ashtu Presidenca: Letra e Qeverisë dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani

E për këtë mos konsultim është pyetur sot kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.


Ai tha se kjo ishte më shumë çështje teknike dhe nuk e sheh si diçka të qëllimshme kundër presidentes.

“Unë e kam kuptuar këtë si një pamundësi që të njoftohet Presidentja për çdo hollësi nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo, kam hamendësuar që ka mundur të ndodh për shkak të vizitës që ajo e kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për shkak të largësisë, me siguri jo çdo hollësi e cila ndryshonte çdo minutë në ditën e votimit që e kishim nga ana e Këshillit të Ministrave për Këshill të Evropës mund të ndahet dhe mund të koordinohet”, u shpreh Konjufca.

Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar
Lexo po ashtu Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Sipas tij, nuk kishte mosvullnet ose diçka të qëllimshme kundër presidentes.

“Pra, unë nuk shoh mosvullnet nga ana e Qeverisë dhe nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të bëjë diçka të qëllimshme kundër Presidentes, apo që të mbajë diçka fshehur.

Ka qenë thjesht teknikisht, ma merr mendja, një largësi e madhe atë ditë, për të cilën po flasim, gjë që ka pamundësu që ndryshimet e çdo minute, propozimet e çdo minute që i ka bërë Qeveria e Kosovës, me mujt me kriju atmosferën që Kosova të hynte në agjendë, nuk ka mundur t’i ndajë të gjitha me Presidencën. Dhe Presidenca e ka pas reagimin e saj, ju e keni parë. Me siguri si pasojë e asaj që ata kanë menduar që çdo hollësi do të duhej të ishte ndarë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori