Në faqen 238 të dokumentit të “Société des Nations – Journal Officiel”, botuar në shkurt të vitit 1925, është një letër e çamëve myslimanë drejtuar asokohe Komisionit Miks të Lidhjes së Kombeve. Përmbajtja e letrës është si më poshtë:
“Pas ekspozesë që patëm nderin të bëjmë në Prevezë, ne po nxitojmë t’i paraqesim Komisionit të Lartë argumentet në vijim, të cilat përkrahin racën shqiptare të Çamërisë, që do të thotë rrethet e Margaritit, Gumenicës dhe Fulatit, për të cilat ne jemi përfaqësuesit e tyre dhe ku asnjë mysliman, sipas mendimit tonë, nuk duhet të jetë subjekt i shkëmbimit.
Myslimanët e Çamërisë, duke përfshirë ata të Paramithisë, janë shqiptarë të njohur si të tillë nga të gjithë historianët, historikisht, dhe veçanërisht nga ata të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe të fillim të nëntëmbëdhjetës.
Këta historianë dhe udhëtarët janë anglezë, francezë dhe grekë; do të mjaftojë të citojmë Leake, Pouqueville, Gervinus, Finlay, Aravantinos. Të gjithë kanë thënë se çamët, si suliotët, janë shqiptarë nga raca, gjuha dhe zakonet. Ka ende sot, në fshatin Gardhioi, një lagje e quajtur Kopolat, të gjithë muslimanët që janë kushërinjtë e heroit të famshëm suliot Xhavella.
Në të vërtetë, ajo që dallon një racë nga një tjetër, ajo që dëshmon se çamët janë shqiptarë është gjuha e tyre, gjuha shqipe e folur në familje, zakonet e tyre, të cilat ndryshojnë plotësisht nga ato të turqve, zakonet dhe traditat shtëpiake, ato që lidhen me martesën, funeralet, lindjen e një fëmije, vallet, këngët, etj.
Kostumi i Çamëve është mjaft karakteristik; ai është krijuar që në kohën e pellazgëve dhe është i përbashkët për të gjithë shqiptarët, për çamët si dhe për të tjerët. Sa për ata që argumentojnë se çamët erdhën nga Damasku (Chem en lyre), këto janë fjalë të pandershme të njerëzve të paditur në fushën e historisë dhe që veprojnë për interesa personale. Disa “hoxhallarë” kanë pretenduar gjithashtu se jemi turq, sepse dëshironin të shkonin në Anatoli, duke shpresuar, kështu, të gjenin atje Khalifin.
Ne do të ishim jashtëzakonisht mirënjohës, nëse një vendim do të merrej sa më parë në favorin tonë, duke na dekretuar jashtë shkëmbimit, dhe nëse merren masa për heqjen e kufizimeve ndaj elementit shqiptar mysliman, dhe kështu, të jemi të lirë që të gëzojmë pronat tona, lirinë tonë, të drejtat tona civile, në mënyrë që të kthehemi në një gjendje normale, diçka pas së cilës kërkojmë për gjatë pesëmbëdhjetë muajsh.
Ne ju lutemi, z. President, që të bindeni për sigurimin e respektit tonë më të thellë.
Në emër të Hysni Abezit (Husni Abez), Haki Mazës (Haki Masa), Qazim Xhaferit (Kasim Djafer), Ramadan Sulejmanit (Ramad Suleiman) nga Filati; Sheko Hamidit (Cheko Hamid), Abedin Xhemalit (Abidin Djemali), Adem Sehmetit (Aden Sehmeti) nga Gumenica; Haxhi Brahit (Hedji Brahi), Mehmet Duzes nga Margariti.
Nënshkruar: Musa Demi”. /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

LUNAPARK

A janë të gjitha pikturat politike?
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!
Italianët që projektuan Tiranën moderne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi