Letra e Antonio Gramscit për të gruan e tij

“Ç’na ka gatitur Viti i Ri? A do mund të rrimë së bashku për pak kohë, duke i shijuar njëri-tjetrit praninë, e të qeshim me gjithkënd e gjithçka (pa përfshirë, kuptohet, gjërat serioze, që në kët’ botë të madhe e të tmerrshme janë gjithsesi shumë pak)?”.
Kështu i shkruante nga Vjena të shoqes Julia Schucht, më 1 janar të vitit 1924, Antonio Gramsci.
Raporti mes Gramscit dhe Julias është i njohur për të gjithë ata që njohin jetën e filozofit dhe mendimtarit të njohur me origjinë shqiptare.
Ai u njoh me Julian në Moskë më vitin 1922 dhe jeta e çiftit nuk qe e lehtë për shkak të angazhimeve shpesh politike të Gramscit. Ndër letrat më të njohura mes tyre janë dhe ato kur Antonio ishte në burg.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































