LAJMI I FUNDIT:

Letra e Ajnshtajnit ku shkroi ekuacionin e famshëm E=mc2, shitet në ankand për 1.2 milion dollarë

Letra e Ajnshtajnit ku shkroi ekuacionin e famshëm E=mc2, shitet në ankand për 1.2 milion dollarë

Një letër e shkruar nga vetë gjeniu Albert Ajnshtajn, në të cilin shkroi ekuacionin e tij të famshëm E=mc2 është shitur në ankand për më shumë se 1.2 milion dollarë, rreth tre herë më shumë se sa pritej të shitej, tha të premten Ankandi RR me bazë në Boston.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, arkivistët në Projektin e Letrave të Ajnshtjanit në Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë dhe në Universitetin Hebraik të Jerusalemit thonë se ekzistojnë vetëm tre shembuj të tjerë të Ajnshtajnit që ka shkruar me dorën e tij ekuacionin që ndryshoi botën.

Ky shembull i katërt, i vetmi në një koleksion privat, u bë publik vetëm kohët e fundit, sipas Ankandit RR, i cili kishte pritur të shitej për rreth 400 mijë dollarë.

“Është një letër e rëndësishme nga pikëpamja holografike dhe nga pikëpamja në fizikë”, tha Bobby Livingston, nënkryetar ekzekutiv në Ankandin RR, duke e quajtur ekuacionin si më të famshëm në botë.

Ekuacioni – energjia është e barabartë me masën e shpejtësisë së dritës në katror – ndryshoi fizikën duke demonstruar se koha nuk ishte absolute dhe se masa dhe energjia ishin ekuivalente. /Telegrafi/