Lesna Ndërtimi, lidere e ndërtimit me përqasje inovative dhe mbrojtje ndaj mjedisit
Lesna Ndërtimi, kompania përgjegjëse për ndërtimin e komplekseve rezidenciale të njohura si Tem Residence dhe Ted Residence, është një lider në industrinë e ndërtimit. Por, ajo që e dallon këtë kompani nga të tjerët është përqasja e saj inovative dhe e përgjegjshme ndaj ndërtimit. Një nga pikat thelbësore të filozofisë së Lesna Ndërtimit është përkushtimi ndaj praktikave eko-miqësore dhe projekteve të përgjegjshme ndaj mjedisit. Kjo vërehet në mënyrën se si planifikohen projektet e saj. Çdo kompleks rezidencial që ndërtohet nga Lesna Ndërtimi është projektuar të përdorë materiale në mënyrë efikase, duke minimizuar ndotjen dhe duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit. Angazhimi në mirëqenien ndaj komunitetit Lesna Ndërtimi nuk është vetëm një kompani ndërtimi, por është gjithashtu një anëtare aktive e komunitetit. Ajo angazhohet në mënyrë aktive në iniciativa në terren dhe bashkëpunime, duke punuar për të ndihmuar në zhvillimin e komuniteteve ku operon.





























