LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet në përdorim platforma online për financimin publik të organizatave të shoqërisë civile

Lëshohet në përdorim platforma online për financimin publik të organizatave të shoqërisë civile

Zyra për Qeverisje të Mirë e cila është në kuadër të Zyrës së Kryeministrit sot lëshon në përdorim platformën online për financimin publik të organizatave të shoqërisë civile.

Kjo do bëhet gjatë një konference që do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

“Lansimi i platformës tregon përkushtimin e Qeverisë për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike si dhe krijimin e besimit të ndërsjellë midis shoqërisë civile dhe institucioneve publike. Platforma do të iu mundësojë qytetarëve, publikut të gjerë dhe mediave që të monitorojnë shpenzimin e fondeve publike për OSHC-të dhe të kontribuojnë në respektimin e parimeve themelore të menaxhimit të mirëfilltë financiar në të gjitha organizatat buxhetore”, thuhet në njoftim.

Sipas “Raporti vjetor për mbështetjen financiare publike për organizatat jo-qeveritare në Republikën e Kosovës për vitin 2018”, janë mbi një mijë organizata jo-qeveritare (OJQ) që kanë fituar grante dhe se në këtë vit shuma e dhënë është për 6 milionë euro më shumë se viti paraprak.

Rreth 23 milionë euro nga buxheti i Kosovës u ndanë për OJQ-të në vitin 2018, kjo është lista e plotë (Dokument)
Lexo po ashtu Rreth 23 milionë euro nga buxheti i Kosovës u ndanë për OJQ-të në vitin 2018, kjo është lista e plotë (Dokument)

Zyra e Kryeministrit thotë se numri i OJQ-ve që kanë përfituar grante është rritur për 200 organizata. Po ashtu, raporti thekson se rreth 300 OJQ kanë përfituar nga më shumë se një organizatë buxhetore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori