LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet në përdorim pishina e rikonstruktuar në Strugë

Lëshohet në përdorim pishina e rikonstruktuar në Strugë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski sot e lëshuan në përdorim pishinën e rikonstruktuar në Strugë, projekt i realizuar me mjete buxhetore përmes Agjencisë për Rini dhe Sport në vlerë prej 1.6 milionë euro.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kovaçevski shprehu kënaqësinë që pas 20 vitesh pishina e variantit të mbyllur sërish është në dispozicion të struganëve, siç tha ai, “kujtimi i shumë gjeneratave”.

Ai tha se objekti përsëri do të jetë krenari e Strugës dhe krenari e të gjithë sportistëve dhe adhuruesve të notit.


“Pishina e mbyllur është rikonstruktuar tërësisht si pjesë nga projekti i Agjencisë për Rini dhe Sport- ndërtimi i 14 pishinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është rikonstruktuar tërësisht shtrati i pishinës, pjesa e makinerisë, instalimi elektrik i pjesës së dhomave të ndërrimit, pjesa e fasadës dhe çatia, si dhe është shtuar një pishinë e vogël ndihmëse”, tha kryeministri duke bërë të ditur se edhe gjashtë komuna të tjera do të kenë objekte të ngjashme.

Kovaçevski theksoi se në komunat Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Kërçovë, Manastir, Karposh dhe Shtip është në proces ndërtimi që duhet të përfundojë gjatë vitit 2024, ndërsa në të ardhmen pishina do të kenë edhe Strumica dhe Kavadari. Kovaçevski theksoi se pishina e re në Tetovë ka përfunduar dhe është vënë në shfrytëzim.

Vlera e pishinave individualisht përfshinë rreth 48 milionë denarë ose mbi 780 mijë euro.

“Përveç këtyre pishinave, Agjencia për Rini dhe Sport ka ndërtuar edhe pishinën e hapur në Ohër me vlerë prej 300 milion denarë ose mbi 4,8 milion euro. Me këtë, vlera e përgjithshme e ndërtimit të pishinave të hapura në gjithë shtetin arrin diku 12 milionë euro”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai theksoi se investimet në sport janë investime në shëndet dhe gjenerata të ardhshme, pra nxitja për inicimin e potencialit sportiv te të rinjtë dhe të gjithë qytetarët, nëpërmjet investimeve në objektet sportive.

“Ndërtojmë salla sportive nëpër shkolla, i rinovojmë fushat e basketbollit, ringjallim sportin kudo. Prandaj, një pjesë e mjeteve buxhetore në vlerë prej 32,5 milionë euro, të cilat së fundi i kemi ripërdorur për komunat për projekte në nivel lokal, janë të destinuara edhe për realizimin e projekteve në fushën e sportit”, tha Kovaçevski.

Procesi për rekonstruktim, sipas drejtorit të ARS-së Mojsoski ka qenë i rëndë, por në asnjë moment nuk u dorëzuam.

“Me të vërtetë më vjen mirë dhe nuk do e fsheh gëzimin tim të madh në këtë moment kur e shoh këtë pishinë, pra pishina nga fëmijëria ime përsëri është në funksion. Me këtë pishinë mund të them se përsëri lind krenaria e struganëve”, tha Mojsoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori