Një leopard mbeti i lënduar rëndë, në momentin kur tentoi ta sulmojë iriqin.

Leopardi i filmuar në parkun kombëtar në Afrikën e Jugut, mendoi se do ta kishte të lehtë me iriqin duke iu vërsulur, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi trupi iu mbush me gjemba, transmeton Telegrafi.


Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur dy iriqë po ecnin nëpër shkretëtirë, kur befasisht ua zë rrugën një leopard i uritur që mendonte se do t’i hajë për drekë.

Por ishin pikërisht mijëra gjemba në trupin e iriqit që e lënduan atë rëndë. /Telegrafi/

2 87

3 65