Kohëve të fundit u shndërrua në trend që disa nga këngëtarët e rinj shqiptarë nga Maqedonia të këndojnë edhe në gjuhën maqedonase duke dashur ta shtrijnë popullaritetin e tyre edhe te fansat maqedonas dhe duke u munduar të përfitojnë nga rasti dhe të dalin në skenat ndërkombëtare, siç ishte rasti me Adrian Gaxhën, i cili ishte njëri nga përfaqësuesit e Maqedonisë në Evrovisionin e fundit.

Mirëpo, e pyetur nëse ndonjëherë ka kënduar në gjuhën maqedonase, Leonora Poloska është përgjigjur se ajo nuk ka kënduar asnjëherë maqedonisht, për faktin se ata janë një popull shumë më i vogël se shqiptarët, dhe se do të këndonte në gjuhën e tyre, në qoftë se ka ndonjë këngëtar/e maqedonas/e që këndon shqip.