Spektakli i së hënës (27 nëntor) në Big Brother VIP Kosova 2 u shënua me përplot ngjarje e me një atmosferë të mahnitshme.

Kjo pasi banorët për nder të festës së Flamurit u shfaqën me veshje kombëtare e që në nisje interpretuan ‘Himnin’.


Ndonëse shkëlqyen me paraqitjen sikurse djemtë ashtu edhe vajzat, rrjedha e programit nuk ndryshoi.

Screenshot 14 28 Foto: Screenshot/YouTube

Krejt në fund, atyre iu shtrua një darkë dhe iu bë një surprizë nga ‘Vëllai i Madh’.

Për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, e pranishme në ambientet e BBVK ishte artistja Leonora Jakupi.

Screenshot 15 28 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo u shpreh e lumtur për pjesëmarrjen në këtë reality shou, duke përshëndetur të gjithë banorët.

“Shfrytëzoj rastin t’iu uroj Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë, ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, paraqitjen e UÇK-së për herë të parë si dhe promovimin e këngës ‘A vritet pafajësia’, e cila sot 25 vjet ka dalë në skenë”, qenë fjalët e Jakupit.

Screenshot 16 24 Foto: Screenshot/YouTube

Leonora ndryshe vazhdon të mbetet njëra nga këngëtaret më të suksesshme në estradë. /Telegrafi/