Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij në pushime romantike në Ibiza

Leonardo DiCaprio, 50 vjeç, dhe e dashura e tij, modelja italiane Vittoria Ceretti, 26 vjeçe, po shijojnë pushimet në Ibiza teksa afrohen me dyvjetorin e lidhjes së tyre.
Çifti u fotografua duke bërë pazar dhe darkuar në restorantin luksoz Casa Jondal, ku janë parë disa herë javët e fundit.
DiCaprio ka tërhequr vëmendjen me pamjen më të hollë, ndërsa burime pranë tij thonë se është bërë më aktiv për të ndjekur ritmin e Vittorias, me të cilën ka një marrëdhënie serioze, shkruan DailyMail.
Ceretti, e cila ka qenë më parë e martuar, ka sjellë stabilitet në jetën e aktorit dhe e shoqëron shpesh në udhëtimet e tij.
Çifti, që thuhet se është takuar në Festivalin e Kanës në 2023, tani duket më i afërt se kurrë, pavarësisht diferencës në moshë apo orarit të ngjeshur të aktorit. /Telegrafi/


































































