Leonardo Gashi dhe Lela Seferi duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies që kanë krijuar brenda shtëpisë.

Ata janë munduar të sqarohen me njëri-tjetrin pas hatërmbetjeve që kishin në sfidën e dhënë nga ‘Vëllai i Madh’.


Kur është loja dashurinë e vendos në zero”, iu drejtua Leo - Lelës.

Screenshot 1 16 Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja nga ana tjetër ia ktheu: “Ti je në një vend te unë, që lojë s’mundet me pasë asnjëherë”.

Këngëtari më pas i ka kërkuar që dashurinë ta vazhdojnë jashtë shtëpisë së famshme.

Screenshot 2 9 Foto: Screenshot/YouTube

Ai tha se të dy do të jenë më mirë nëse do të shohin jashtë në mënyrë që të mos jenë pengesë në lojë.

Lela ndër tjerash nuk ishte e pajtimit që lidhjen ta vazhdonte jashtë këtij formati. /Telegrafi/