LAJMI I FUNDIT:

Lenovo do të sjell një telefon për video-lojëra me 22 GB RAM

Lenovo do të sjell një telefon për video-lojëra me 22 GB RAM

Lenovo është duke përgatitur telefonin e saj të ri për lojëra, dhe tani janë shfaqur specifikimet e plota të pajisjes së ardhshme.

Telefoni i video-lojërave Lenovo Legion Y90 është shfaqur më parë si pjesë e lajmeve dhe thashethemeve të ndryshme dhe tani kemi marrë informacionin më të disponueshëm për pajisjen.


Autenticiteti i të dhënave të disponueshme nuk dihet, por vetë shfrytëzuesit @Pandaisbald ka një reputacion të mirë kur bëhet fjalë për sinjalizimet e mëparshme rreth pajisjeve të papublikuara deri më tani.

Pa shumë surpriza, Legion Y90 do të përdorë çipin Snapdragon 8 Gen 1. Në kombinim me çipin e përmendur, vjen 18 GB RAM, e cila mund të zgjerohet deri në 22 GB me ndihmën e një zgjerimi dinamik RAM në Android.

Përmendet gjithashtu 640 GB hapësirë ruajtëse, e cila do të jetë e mundur duke kombinuar disqe 512 GB dhe 128 GB.

Ekrani duhet të jetë Samsung E4 AMOLED, me madhësi 6,92 inç dhe me shpejtësi rifreskimi 144 Hz. Në fushën e kamerave priten selfie 44MP nga pjesa e përparme, si dhe një kamerë kryesore 64MP në pjesën e pasme dhe një kamerë ultra të gjerë 16MP.

Informacioni i disponueshëm përmend gjithashtu një zgjidhje të përmirësuar të ftohjes, si dhe ekzistencën e çelësave fizikë, të cilët mund të jenë gjashtë (krahasuar me katër siç kishte Legion 2 Pro).

Telefoni i video-lojërave Lenovo Legion Y90 pritet të prezantohet në muajin shkurt. /Telegrafi/