LAJMI I FUNDIT:

Lenovo prezanton laptopin e parë në Android

Lenovo prezanton laptopin e parë në Android

Sot gjatë ditës, Lenovo e ka zyrtarizuar modelin e saj të ri të laptopit A10, i cili bazohet në sistemin operativ Android.

Ky është modeli i parë i laptopit në botë i cili bazohet në sistemin operativ mobil të Google, Android, i cili do të mbështetet në Android 4.2.

Siç është mësuar, Lenovo A10 do të vijë me ekranin me diagonale prej 10.1 inç në HD, 1.6GHz, 32GB memorie të brendshme, si dhe 2GB memorie.

Procesori i këtij modeli unik të laptopit do të jetë quad-core Cortex-A9, ndërsa bateria e tij thuhet se do të zgjasë deri në 9 orë pune aktive.


Sipas Lenovo, A10 fillimisht do të ofrohet në Evropë dhe Azi, për tu përcjell më pas edhe në kontinentet tjera, ndërsa çmimet e këtij modeli do të fillojnë prej 249 dollarësh. / Telegrafi /