Lëng nga ftonjtë dhe karotat

Lëngut shtëpiak nga karotat aromë të veçantë i jep aroma e ftonjve Përbërësit:- 2 kg ftonj, - 1 kg karota, - 1,5 kg sheqer, - 3 qese limontoz, - 2 l ujë + 1 l ujë + 12 l ujë.Përgatitja:
Ftonjtë pastrojini dhe zieni veç në 2 l ujë.
Karotat e pastruara zieni në 1 l ujë.
Kulloni ftonjtë dhe karotat duke i shtuar 12 l ujë.
Shtoni sheqerin dhe limontozin.
Zieni rreth 20 minuta.
Të nxehtë qiteni në shishe të pastra dhe mbuloni me batanije.
Lini ashtu të ftohet.
Shijojeni, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































