LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet rëndë një i mitur në rrethana të panjohura në Prizren, rasti po hetohet

Lëndohet rëndë një i mitur në rrethana të panjohura në Prizren, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Një i mitur në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:30 në fshatin Hoqë e Qytetit, në Prizren.


Po ashtu në raport thuhet se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull  kosovar i mitur, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/