Lëndohet Mbappe, i thotë lamtumirë Superkupës së Spanjës

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim së fundmi, duke humbur disa ndeshje të rëndësishme me skuadrën e tij.
Mbappe u stërvit mirë me Real Madridin këtë javë, por ka pësuar një dëmtim në gju gjatë njërës prej seancave stërvitore.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, Kylian Mbappe do të mungojë për tre javët e ardhshme pasi pësoi një dëmtim në stërvitje.
Kylian Mbappé touché à un genou et forfait trois semaines.
L'attaquant français du Real Madrid Kylian Mbappé a passé une IRM ce mercredi. Il est indisponible pour trois semaines au moins ➡️ https://t.co/xFIhoATmmy pic.twitter.com/2po2uyh8Gl
— L'Équipe (@lequipe) December 31, 2025
“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Kylian Mbappe nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një shtrembërim në gjurin e majtë. Rikuperimi i tij do të monitorohet”, thuhet në njoftim e Real Madridit.
Francezi ka kohë që vuan nga ky problem në gju, duke e detyruar të humbasë ndeshjen e humbur 2-1 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Parte médico de Mbappé.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 31, 2025
Një skanim me rezonancë magnetike më herët të mërkurën, më 31 dhjetor, konfirmoi se Mbappe kishte nevojë për tri javë pushim për t'u rikuperuar, duke bërë ai të humbasë Superkupën e Spanjës e cila zhvillohet në fillim të janarit.
Në ndeshjen e parë më 8 janar, Los Blancos luajnë ndaj Atletico Madridit dhe në rast fitoreje, në finale do të ndeshen me fituesin e takimit mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos.
Ndryshe, francezi është golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon me 29 gola në 24 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/



































