Një aksident që përfshiu më shumë se 60 vetura në një autostradë kryesore në Virxhinia të dielën në mëngjes plagosi dhjetëra njerëz, disa në gjendje mjaft të rëndë, sipas policisë së shtetit.Aksidenti ndodhi pak para orës 08:00 të së dielës në rrugën 64 në York County dhe për një kohë mbylli trafikun në të dy drejtimet, u tha në një deklaratë nga Virginia State Police, transmeton Telegrafi. Plot 63 automjete u përfshinë, dhe 35 njerëz u transportuan për trajtimin e të lënduarve, tha zëdhënësja e policisë Anaya të dielën vonë.Ajo tha se një numër i caktuar i njerëzve kishin lëndime të rënda dhe tashmë janë në spital. Nuk ka raporte të menjëhershme të viktimave. Një hetim është duke u bërë në vazhdim se si erdhi deri te aksidenti i madh në këtë autostradë. /Telegrafi/

81358045 455740862023190 1006006367221186560 n

80395529 2266415553650714 8873144924476801024 n

79780497 2580436835521441 230138911953780736 n

80373061 447145445977600 3453454800371318784 n