LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Mbappes më serioz sesa mendohej, mungon në derbi ndaj Atletico Madridit dhe disa ndeshje tjera

Lëndimi i Mbappes më serioz sesa mendohej, mungon në derbi ndaj Atletico Madridit dhe disa ndeshje tjera

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë dhe do të mungojë për tre javë, duke munguar në derbin vendimtar të Madridit kundër Atletico Madridit .

Real Madridi do të përballet me rivalët e tyre të qytetit në stadiumin Wanda Metropolitano në një ndeshje kyçe në La Liga këtë fundjave.

Mbappe kishte kërkuar të zëvendësohet gjatë ndeshjes së fundit ndaj Deportivo Alaves për shkak të lodhjes së muskujve dhe do t’i mungoj Los Blancos.


Tifozët e Real Madridit janë të shqetësuar për mungesën e tij, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë e tij për ekipin.

Derbi është një ngjarje e rëndësishme në kalendar dhe dëmtimi i Mbappes është një goditje e madhe për skuadrën.

Sipas faqes zyrtare të Real Madridit, Mbappe pësoi një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë dhe do të mungojë për tre javë.

Francezi përveç ndeshjes me Atletico Madridin, do të humb edhe takimet me Lille dhe Valladolid.

Klubi do të shpresojë për një rikuperim të shpejtë për Mbappen, i cili është i etur për t’u rikthyer në aksion, por që rikthimi i tij pritet të vijë vetëm pas ndeshjeve ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori