Lëndim trupor në Leposaviq, policia në kërkim të të dyshuarit

Një incident është raportuar në fshatin Zemanicë të Leposaviqit, ku një person ka pësuar lëndime të lehta trupore pas një sulmi fizik që dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas Policisë, viktima mashkull kosovar është sulmuar nga një i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar, i cili pas incidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim policor.
Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.
Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të të dyshuarit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































