LAJMI I FUNDIT:

LEN-i prej sot do të bojkotojë punën e Kuvendit

LEN-i prej sot do të bojkotojë punën e Kuvendit

Lidhja Europiane për Ndryshim do ta bojkotojë punën në Kuvend, për shkak se ende nuk kanë anëtar në Këshillin Shtetëror Zgjedhor.

Deputetja Safijse Sadiki Shaini thotë se shpreson që edhe opozita maqedonase, respektivisht OBRM-PDUKM-ja ta mbajë fjalën për braktisjen e KSHZ-së, në rast se opozitës shqiptare nuk i jepet anëtari në KSHZ.


“Prej sot grupi parlamentar i Lidhjes Europiane për Ndryshim nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit, gjithnjë deri sa kandidati ynë për për KSHZ, Abdush Demiri nuk do të vihet në rend dite në seancë plenare”, tha Shaini./TV21/