LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Mbështetja për gratë e Krushës të jetë prioritet i të gjitha institucioneve

Lekaj: Mbështetja për gratë e Krushës të jetë prioritet i të gjitha institucioneve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar gratë e Krushës, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi.

Lekaj ka thënë, përmes një shkrimi në Facebook, se mbështetja për gratë e Krushës duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve të Kosovës.

“Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin në ambientet e Komunës, takuam një delegacion nga Gjeneva e Zvicrës në përbërje nga Sandrine Salerno-nënkryetare e Gjenevës, Remy Buri, ish president, tani këshilltar dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët janë në vizitë investive në këtë komunë, respektivisht në Krushe, ku e kanë vizituar për së afërmi Kooperativën Bujqësore “Krusha” të cilën e kanë mbështetur që të zhvillohet”, ka thënë Lekaj.


“Angazhimi i të gjithë neve është që të zhvillohen këto ndërmarrje çfarë është ndërtuar edhe në vendin historik, Krushe. Mbështetja për kategoritë e veçanta siç janë “Gratë e Krushes” duhet të jetë prioritet i të gjitha insitucioneve dhe bashkëpunimeve sikur ky që e ka mundësuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi”, ka shkruar Lekaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori