LAJMI I FUNDIT:

Lekaj i bindur se Qeveria Haradinaj do ta çojë mandatin deri në fund

Lekaj i bindur se Qeveria Haradinaj do ta çojë mandatin deri në fund

Ministri i Infrastrukturës njëherësh nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të qeverisë me vendin deri në përfundim të mandatit katërvjeçar.

Lekaj ka thënë se AAK është e gatshme të futet në zgjedhje të parakohshme këtë vit, por, sipas tij, opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë.

Megjithëse është shprehur mosbesues ndaj mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ai ka dhënë një mesazh për opozitën, që të fle e qetë ngase Qeveria do ta kryejë mandatin katërvjeçar.


“Ne si AAK jemi të gatshëm çdo herë që t’iu përgjigjemi qytetarëve dhe ajo që mund të them nëse opozita i ka numrat, ne si Aleancë jemi të gatshëm. Por, një mesazh e kam për opozitën që të flejë e qetë, kjo Qeveri do të kryejë mandatin kushtetues katër vjet dhe mendoj që është mirë që aktivizohen”, tha Lekaj, për Ekonomia Online.