Lehtësimi i masave kundër COVID-19 për gastronominë dhe qendrat tregtare, miratimi i pakos financiare prej 20 milionë euro dhe vendimi për zbritjen e shtesave prej 30 euro për pensionistët, ishin ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.
Qeveria e Kosovës në fillim të javës ka marr vendim për lehtësimin e masave për gastronominë, qendrat tregtare dhe institucionet në të gjitha nivelet e arsimit, shkruan Telegrafi.
Sipas vendimit, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 22:30 deri në 05:00.
Gastronomia do të lejohet të punojë deri në orën 22:00 ndërkaq shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI në ATK.
Edhe institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.
Po ashtu, gjatë javës është miratuar pakoja financiare prej 20 milionë euro për subvencionimin e bizneseve, shtesat në paga të punëtorëve shëndetësor dhe policëve si dhe për skemat pensionale.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë një konference për medie, ka njoftuar se pagat e punëtorëve të gastronomisë, qendrave tregtare të mbyllura, fitneseve e palestrave dhe operatorëve të trafikut ndërurban si dhe pagesat e qirave do të subvencionohen 50 për qind.
“Gjithsej tri vendime, një pako prej afërsisht 20 milionë euro. Një masë prej 6 milionë euro që do të ndahet për gastronominë, për qendrat tregtare të mbyllura, fitneset, palestrat dhe operatorët e trafikun ndërurban. Do të subvencionohet 50 për qind e qirave dhe të pagave”, ka theksuar Murati.
Sipas tij, mjekët e infermierët do të marrin për dy muajt e ardhshëm shtesën prej 150 eurosh në paga, ndërkaq stafi mbështetës nga 100 euro.
Nga 100 euro po ashtu do të marrin edhe policët aktiv.
“Vendimi i dytë për të mbështetur punëtorët shëndetësorë për pagesën e shtesës, shuma e shtesës 150 euro për mjekët e infermierët dhe nga 100 për stafin mbështetës për muajt prill dhe maj, si dhe për sektorin e sigurisë, zyrtarët aktiv policor në angazhim shtesë në terren, shtesa në pagë për muajin prill e maj në vlerë 100 euro, për secilin muaj veç e veç”, kishte thënë ai.
Qeveria në këtë mbledhje gjithashtu ka marr vendim që të rris vlerën prej 10 euro të pensioneve bazë për tre muajt e ardhshëm, por ta largoj shtesën prej 30 euro që ishte marr nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
“Vendimi i tretë është për vazhdimin e mbështetjes në skemat sociale, që vlejnë për prill, maj dhe qershor, ku bëhet fjalë për familjet që janë pranues të asistencës sociale, të cilët do të marrin 30 për qind shtesë, mbi shumën qe e pranojnë normalisht. Te skemat pensionale do të bëjmë subvencione që për të gjitha pensionet të cilët janë nën 100 euro do të bëhet pra 100 euro”, ka bërë të ditur Murati, përcjell Telegrafi.
Mirëpo, ky vendim ka shkaktuar reagime të opozitës.
Ramush Haradinaj e ka konsideruar jonjerëzorë këtë vendim të Qeverisë pasi sipas tij nuk vazhdohet ndihma siç e kishte bërë qeveria paraprake për këtë kategori sociale.
“S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë. Jonjerëzore!”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook.
Në janar të këtij viti, ish-qeveria e udhëhequr nga Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët për tre muajt pasues.
Pra shumica e pensionistëve nga 90 euro kanë marrë 120 euro, me vendim të Hotit. Tani e tutje, kjo kategori e pensionistëve do të marrin vetëm 100 euro nga 120 sa kanë marrë paraprakisht.
Gjatë kësaj jave Qeveria ka emëruar bordin e ri drejtues të Telekomit të Kosovës.
Drejtues i këtij bordi do të jetë Shpëtim Dobra, ndërsa anëtarë do të jenë Sajnije Thaçi, Mimoza Vila, Florina Jerliu, Agim Muqaj, Remzi Kelmendi.
Gjithashtu, këtë javë kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Agron Llugaliun, drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.
Zyra e Kryeministrit kishte njoftuar se emërimi i Llugaliut është bërë përmes konkursit.
“Emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese”, thuhej në njoftim.
Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë gjatë javës ishte rënia e theksuar e kriptovalutave, veçanërisht e Bitcoin.
Çmimi i Bitcoin ra në një nivel më të ulët gati një-mujor edhe pse më 14 prill, kriptovaluta më e madhe në botë theu rekorde radhazi mbi nivelin e 63,000 dollarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje