Fillimi i aventurës së Xabi Alonsos te Real Madrid ka shkuar mjaft mirë deri tani në Kupën e Botës për Klube këtë verë. 

Alonso e finalizoi rikthimin e tij në kryeqytetin spanjoll në maj, pasi pranoi një kontratë trevjeçare për të zëvendësuar Carlo Ancelottin. 


Dy fitore dhe një barazim e panë Real Madridin të përfundonte në vendin e parë në grupin H, për të siguruar një përballje në raundin e 1/16-ës kundër Juventusit më 1 korrik. 

Para asaj ndeshjeje, Alonso shpreson të ketë në dispozicion sulmuesin kryesor Kylian Mbappe, pas mungesës së francezit në të gjitha ndeshjet e grupit për shkak të një sëmundje. 

Mbappe fitoi ‘Këpucën e Artë’ të La Ligës me 31 gola në kampionat dhe 43 gjithsej, por ende ekzistojnë pikëpyetje për mënyrën se si përshtatet ai me Vinicius Junior. 

Nën drejtimin e Ancelottit, Mbappe u zhvendos në qendër të sulmit, ndërsa Vinicius qëndroi në krahun e tij të preferuar të majtë, dhe Alonso duhet të gjejë një mënyrë për t’i bërë të dy të funksionojnë si dyshe. 

Ish-trajneri i Gjermanisë dhe SHBA-së, Jurgen Klinsmann, deklaroi se kjo mund të përcaktojë sezonin e parë të Alonsos në krye. 

“Skuadrat me Messin janë të vetmet që mund të përballojnë të mbrohen me 10 lojtarë. Real Madridi po përpiqet t’i bëjë Mbappe dhe Vinicius të kthehen për t’u mbrojtur”.  

“A jam i bindur që Alonso do ta arrijë këtë? Jo. Ata janë dy personalitete që Xabi duhet t’i menaxhojë dhe jam i sigurt që skuadra do të arrijë të kompensojë gjithçka për të nxjerrë më të mirën prej tyre”.  

“Te PSG, nuk funksionoi gjatë atyre dy viteve me Neymar, Mbappe dhe Messi. Do të jetë e vështirë për Xabin që t’i bëjë të dy të mbrohen më shumë”, ka deklaruar Klinsmann./Telegrafi/

telegrafi sport app