Scott McTominay është shfaqur si një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Antonio Contes, Napoli, disa muaj pasi u largua nga Man United për vetëm 21 milionë funte.

Ish-mbrojtësi legjendar i Man United, Jaap Stam, argumenton se klubi i Ligës Premierbëri një gabim duke shitur të diplomuarin e tyre në akademi.


“Scott McTominay ka qenë një ndikim shumë i rëndësishëm në Manchester United edhe pse ai nuk ishte një titullar i garantuar”, tha Stam.

Screenshot 2 101

“Ai shënoi gola dhe pati një ndikim të madh dhe këta janë lojtarët që nuk dëshironi t'i humbni si klub futbolli".

“Largimi mund të ketë qenë një hap i mirë për të, siç po diskutohet aktualisht me Marcus Rashford, por ai mund të ketë dashur të qëndrojë".

jaap stam stapte na 18 wedstrijden al op als coach van feyenoord

“Ai ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Napolin dhe vetëbesimi i tij po rritet sepse ai po fillon shumicën e ndeshjeve dhe në përgjithësi mendoj se shitja e tij ishte një gjë e keqe për United".

“Ndonjëherë duhet të marrësh vendime të vështira si klub dhe unë e kuptoj këtë, por nuk do të kisha dashur ta shes McTominay”, tha Stam. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app