Ylli i boksit pa dorëza, Bobby Gunn, e kishte çuar në 71 serinë e tij pa humbje në këtë sport, me një fitore mbresëlënëse ndaj Ernest Jackson.

Boksieri kanadez e ka vulosur emrin e tij në folklorin e përleshjeve të këtij sporti falë karrierës pa humbje, ndaj çdo kundërshtari që është ndeshur deri më tani.


gunn

Ndërsa tifozët e këtij sporti kanë mundur ta shikojnë edhe njëherë Gunnin duke e mbrojtur titullin kundër truprojës së Jay Z, në një video në kuadër të një dokumentari për këtë sport.

Videoja nga dueli e shfaq Bobby Gunnin, të njohur si ‘The Celtic Warrior’, duke u ndeshur me rivalin e tij në një bodrum ndërtese.

Kur përballja po kalonte në minutën e nëntë, Gunn e rrëzon kundërshtarin e tij dhe ai nuk arrin më që të kthehet, dhe në këtë mënyrë triumfon. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x3kp9wm_bobby-gunn-vs-ernest-jackson-for-the-bkb-title_people

telegrafi sport app