LAJMI I FUNDIT:

Legjenda i dha fund karrierës dhe publikoi një foto nga miniera: “Mos harro nga vjen”

Legjenda i dha fund karrierës dhe publikoi një foto nga miniera: “Mos harro nga vjen”

Javën e kaluar, Lukas Podolski pati një ndeshje lamtumire në Koln, në të cilën morën pjesë lojtarë dhe trajnerë si Manuel Neuer, Mats Hummels, Per Mertesacker, Hansi Flick dhe Joachim Low.

Sulmuesi gjerman në pension u përlot në lot para 50 mijë fansave në qytetin ku filloi karrierën e tij profesionale dhe pak ditë më vonë postoi në Instagram një foto të tij nga një minierë polake.

Kujtojmë se Podolski ka lindur në qytetin polak të Gliwice. “Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Podolski dhe ka shtuar hashtag-un “kurrë mos harroni se nga keni ardhur”.


Një nga komentet poshtë postimit me më shumë pëlqime, thoshte: “Ronaldo, Messi, Vini Jr. dhe Bellingham nuk do ta bënin një gjë të tillë, aq më pak ta tregonin publikisht. Poldi qëndroi me këmbë në tokë. Ai është një nga sportistët më të mirë të kohës sonë!”.

Një tjetër koment thoshte: “Ai e di se nga vjen pavarësisht karrierës së tij të madhe sportive. Shembulli më i mirë për të rinjtë dhe fëmijët”, ndërsa një i treti shtoi “Poldi, minatori i vjetër”.

Gjatë karrierës së tij, Podolski luajti për Kolnin, Arsenalin, Interin, Galatasaray, Vissel Kobe, Antalyaspor dhe Gornik Zabrze, ku ka qenë që nga viti 2021. Sipas të dhënave të Transfermarkt, ai luajti 186 ndeshje me fanellën e Kolnit me 86 gola dhe 41 asistime. Në Bayern ai luajti 101 ndeshje me 26 gola dhe 20 asistime, ndërsa Gornik është në vendin e tretë me 99 paraqitje, 22 gola dhe 19 asistime.

Fitoi dhjetë trofe klubesh, por spikat Kupa e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, duke qenë se për kombëtaren bëri 130 paraqitje dhe shënoi 49 gola, me të drejtë konsiderohet një legjendë e futbollit gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Ndërkombëtare
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori