Legjenda belge jep gjashtë emra të cilët do të dominojnë të ardhmen për Topin e Artë

Sa herë përmendet ‘Topi i Artë’ interesimi i tifozëve është i jashtëzakonshëm, teksa Lionel Messi këtë vit e fitoi për herë të tetë në karrierën e tij.
Nga viti i ardhshëm gara për Topin e Artë pritet të jetë fantastike dhe shumë e ngushtë pasi dominimi i Messit dhe Ronaldos ka mbaruar dhe shumë lojtarë të rinj janë në garë për këtë çmim.
Mbrojtësi legjendar belg, Jan Vertonghen i cili aktualisht luan te Anderlecht ka thënë se nuk do të ketë më dominim nga dy futbollistë, por ka dhënë gjashtë emra të cilët do janë favorit për ta fituar Topin e Artë në të ardhmen.
“Unë nuk mendoj se do të jenë dy djem që do të dominojnë Topin e Artë për 15 vitet e ardhshme”, ka thënë për Stats Perform Jan Vertonghen duke iu referuar dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos .
“Ka shumë talente masive. Natyrisht, ju keni Haaland dhe Mbappe tashmë atje për disa vjet, por pastaj nëse shikoni Jude Bellingham , çfarë po bën ai tani, Jamal Musiala, unë e dua atë. Phil Foden, Vinicius Junior janë dy futbollistë të tjerë të mrekullueshëm”, tha Vertonghen.
Gjithsesi mbrojtësi belg ka thënë se shpreson që një mbrojtës apo një portier ta fitoj një ditë Topin e Artë.
“Këta janë djemtë e rinj. Shpresoj që një ditë një mbrojtës apo edhe një portier mund të fitojë. Thibaut Courtois ishte shumë afër vitit që Real Madrid fitoi Ligën e Kampionëve,” tha gjithashtu 36-vjeçari.
Gjithnjë e më shumë lojtarë dhe ekspertë fillojnë të mbështesin Jude Bellingham dhe Vinicius Junior për të fituar Topin e Artë një ditë, megjithëse shumë prisnin dominimin afatgjatë të Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Anglezi është tashmë ndër kandidatët më të nxehtë për të fituar çmimin në vitin 2024 duke marrë parasysh formën e tij të shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Real Madridit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame