Teksa ka qenë kryefjalë në media rozë javëve të fundit për jetën e tij private, reperi Ledri Vula ka shfrytëzuar këtë kohë për të punuar për projekte të reja.

Artisti ka finalizuar këngën e re "Paranormal", të cilën e shoqëri edhe me një videoklip unik të punuar nga produksioni "Supercut Studio".


Projekti erdhi me regji nga Besian Durmishi dhe Adea Kelmendi, ndërkohë producent është Big Bang.

Screenshot 12 10 Foto: Screenshot/YouTube

Kënga e plotë tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij.

Ndryshe, kujtojmë që së fundmi u përfol se Ledri është ndarë nga partnerja e tij Sara Hoxha.

Megjithatë, dyshja që janë prindër të një vajze ende nuk janë prononcuar publikisht në lidhje me këto raportime. /Telegrafi/