Reperi i njohur i estradës, Ledri Vula feston sot (e shtunë) ditëlindjen e tij të 35-të.

Me këtë rast ai ka pranuar urime të shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët e tij.


E teksa po feston 35-vjetorin e ardhjes në jetë, Ledri vendosi që një ditë si kjo ta shënojë ndryshe.

ledrivula 212534694 566341981026817 860507363790170124 n

Ai vendosi që të publikojë dy fotografi në rrjetin social Instagram, në njërën prej së cilave shfaqej duke u hedhur përpjetë.

"I ri përgjithmonë, nuk plakem", ka shkruar reperi në mbishkrimin e këtyre fotografive, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga fansat në hapësirën për komente.

ledrivula 202631208 1332534260481066 7469202793867680355 n

Ledri përndryshe është duke u treguar shumë aktiv gjatë kësaj vere me projekte muzikore, duke publikuar plot tri të tilla.

Fillimisht ai solli këngën e tij të parë solo, "Don Mo", më pas bashkëpunimin me Majk, "Marr" dhe së fundmi trion me Kidën dhe Butrint Imerin, "Dale" - këngë e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku. /Telegrafi/