LAJMI I FUNDIT:

Ledri dhe Sara shijojnë pushimet në Ulqin me prindërit e Dua Lipës

Ledri dhe Sara shijojnë pushimet në Ulqin me prindërit e Dua Lipës
Foto: Ledri Vula/InstaStory

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula është duke shijuar kohën më të bukur me të dashurën e tij, Sara Hoxha.

Kjo e fundit bëri të ditur shtatzëninë e saj pak javë më parë, teksa lajmëruan se janë në pritje të një vajze.

https://www.instagram.com/p/CDGuwychyFE/


Ndërkohë, pas disa ditëve të kaluara në jug të Shqipërisë, tani çifti po shijojnë pushimet në bregdetin e Ulqinit.

Ata madje po shoqërohen me familjarët e Dua Lipës, të cilët gjithashtu janë duke i kaluar pushimet në këtë vend.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Ka qenë vet Ledri, ai i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqej bashkë me Sarën, prindërit e Duas (Dukagjinin dhe Anesën) dhe vëllain e vogël të këngëtares, Gjinin.

Ledri ka pasur një miqësi shumë të mirë me Duan, gjatë kohës sa ajo ka jetuar në Kosovë. /Telegrafi/

Ledri Vula dhe Dua Lipa (Foto: Arkiv)