Nata finale e Fesitvalit të Këngës në RTSH ka filluar me një performancë përkujtimore për artisten e madhe Vaçe Zela.

Në ekranin e sallës së Pallatit të Kongreseve është transmetuar kënga "Moj Arbëri", e cila ka emocionuar publikun në masë të madhe, dhe më pas ka bërë që të gjithë të ngriten në këmbë në shenjë nderimi.


E emocionuar nga kjo këngë madhështore ka ngelur edhe prezantuesja e festivalit, këngëtarja Ledina Çelo, e cila ka shpërthyer në lot pas përfundimit të performancës.

Në këtë natë plot 14 artistë do të konkurrojnë për çmimin e madh, i cili e dërgon drejt "Eurovisionit". /Telegrafi/

ledian3 e1482526239862 Ledina Çelo emocionohet pas përfundimit të 'performancës' së Vaçe Zelës

ledian2 e1482526337710

ledina1 e1482526222688