Los Angeles Lakers mposhti Golden State me rezultat 120-112, dhe i mrekullueshmi LeBron James vendosi një rekord të ri NBA.

James shënoi 42 pikë, 17 kërcime dhe 8 asistime, duke u bërë lojtari më i vjetër në historinë e NBA që ka shënuar 40 ose më shumë pikë në një ndeshje.


Basketbollisti i Lakers e bëri këtë në moshën 40 vjeç e 38 ditë, duke thyer rekordin e mbajtur nga legjenda e këtij sporti, Michael Jordan.

Legjendar ‘MJ’ shënoi 43 pikë kundër New Jersey më 21 shkurt 2003, kur ishte 40 vjeç e 4 ditë.

Është interesante se Jordan tani mban vendin e dytë, të tretë dhe të katërt, ndërsa i pesti është Karl Malone.

Basketbollistët më të vjetër me 40+ pikë në një ndeshje NBA: 1.LeBron James - 40 vjeç e 38 ditë 2.Michael Jordan - 40 vjet e 4 ditë 3.Michael Jordan - 39 vjeç e 349 ditë 4.Michael Jordan - 39 vjeç e 321 ditë 5.Karl Malone - 39 vjeç e 231 ditë /Telegrafi/

telegrafi sport app