Javën e ardhshme mund të nis mbledhja e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri thotë për RTV Dukagjinin se janë duke siguruar edhe votat e deputetëve të pakënaqur të koalicionit qeverisës.
Beqiri thotë se po punojnë çdo ditë për t’i bërë numrat për rrëzimin e kësaj Qeverie.
Ai u shpreh se janë të gatshëm të marrin hapin për të quar vendin në zgjedhje përmes mocionit të votëbesimit në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Beqirit, Qeveria Haradinaj që nga fillimi ka qenë e pakicës.
Pos opozitës LDK-ja thotë të ketë siguruar edhe votat e deputetëve të pakënaqur të pushtetit.
“Nuk mund të bëjë publike se me kënd (do ta rrëzojmë qeverinë), por përpos opozitës që ka gatishmërinë, që ne besojmë se të gjithë opozitarët janë të gatshëm, atëherë mbeten disa deputetë tjerë që janë të pakënaqur me këtë mënyrë të qeverisjes”, tha zyrtari i LDK-së, përcjell Telegrafi.
LDK- ka kohë qe ka nisur mobilizimin e degëve të saj që të bëhet gati për zgjedhjet e mundshme, por ka lënë mundësinë e hapur se emrin potencial për kandidat për kryeministër pos Isa Mustafës, e Avdullah Hotit, ta caktojnë më vonë, duke mos përjashtuar mundësinë që të jetë edhe ndonjë person tjetër.
“Është në vendim të organeve të partisë të nominoj kandidatin për kryeministër. Fatbardhësisht LDK-ja ka potencial për t’i dalë kësaj pune me sukses. Edhe Isa Mustafa i është rikthyer punës dhe detyrave dhe besojmë se shumë shpejt ai do të jetë në funksion me kapacitet të plotë”, deklaroi Beqiri.
Sipas burimeve të RTV Dukagjinit javën e ardhshme mund të paraqitet një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.
Sipas kushtetutës së Kosovës Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës në kuvend, jo më vonë se pesë ditë e jo më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij./Telegrafi/
https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/1565269993574488/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren